Opozita vlerëson se mbajtja e seancave parlamentare online është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren. Sipas tyre, kjo bëhet me qëllim që Kuvendi të jetë i sigurt në kuorumin i cili vështirë sigurohet për shkak të shumicës së brishtë. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski thotë se këto janë pasojat e shumicës jo të qëndrueshme e cila veç tjerash tenton t’i shmanget debatit.
Rregullorja dhe Kushtetuta thotë se seancat e Kuvendit janë publike. Nga kjo kuptohet se puna online e ligjvënësit bie në kundërshtim me aktin më të lartë juridik. Shumica jo stabile nuk mbulohet me arsye të pabazuara si ajo me pandeminë, pasi javën që vjen hapen shkolla dhe çerdhet, pse Kuvendi të mos punojë – tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.
Burime nga grupi parlamentar i LSDM-së bëjnë të ditur se si ide është debatuar, por nuk ka asgjë konkrete. Të njëjtën e thonë edhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi nuk jep informacion nëse seanca plenare dhe votimi online është projekt në përpunim e sipër ose jo. Xhaferi idenë e tillë e shpalosi në takimin me ambasadoren e Britanisë së Madhe për çka edhe kërkoi konsensus mes partive.
Të gjithë së bashku duhet të gjejmë zgjidhje në bazë të Rregullores që Kuvendi të punojë në distancë, posaçërisht votimi – u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Rregullorja e Kuvendit ndryshohet me 2/3 e votave dhe si parakusht ka konsensusin e të gjitha partive politike në Kuvend.