
Pa aromë
Të nxehta ditët,
të ftohta zemrat,
pa aromë vera.
Në bujtinën karakatinë,
pa bërë zë, i ndryrë,
si i kapur në faj.
Furacakët,
tinëzakët e tutëzakët,
me sytë zhbirues,
duan të dinë
në jam mirë,
i mbyllur a i lirë.
Xhemi Hajredini
Strugë, 31 gusht 2020
