Studiuesit shkencorë mund të aplikojnë për ndarjen e mjeteve për periudhën e qëndrimit studimor jashtë vendit, për pjesëmarrje në takime shkencore ndërkombëtare dhe për financimin e kostove materiale dhe shërbimeve për botimin e punimeve nga takimet shkencore të mbajtura për vitin 2020.
Të tre konkurset për mbështetje financiare u shpallën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe për të gjithë afati i aplikimit është më 27 nëntor të vitit 2020.
Të drejtën për të aplikuar në konkurset e kanë subjektet që kryejnë veprimtari kërkimore shkencore: universitete shtetërore dhe private (institucione shkencore dhe fakultete), ASHAMV, institucione të pavarura shtetërore dhe të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, private dhe të përziera dhe studiues të pavarur (të regjistruar në Regjistrin e subjekteve për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës).
Para se të paraqesin aplikacionin, studiuesit shkencorë vendas duhet të regjistrohen në sistemin kombëtar të informacionit E-CRIS.MK për veprimtari kërkimore në Republikën e Maqedonisë të Veriut me profil aktiv dhe të azhurnuar.
Mjetet që do t’u ndahen atyre llogariten në përputhje me financat e disponueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin aktual dhe në varësi të shumës së shpenzimeve të udhëtimit (për qëndrime studimore jashtë vendit), shpenzimeve të udhëtimit dhe shumës së tarifës së regjistrimit (për pjesëmarrje në takime shkencore ndërkombëtare) dhe në varësi të numri i pjesëmarrësve në takimin shkencor (për botimin e vëllimeve të punimeve nga takimet shkencore).
Në konkurset janë të renditura kriteret, dokumentet që do të paraqiten dhe mund të dorëzohen formularët e aplikimit.