Evropianët ranë dakord sot mbi nevojën për të koordinuar kufizimet e lëvizjes në Bashkimin Evropian, të marra në mënyrë të shpërndarë për të luftuar pandeminë, megjithatë diskutimet hasën vështirësi në lidhje me mjetet për ta arritur këtë.
“Shtetet anëtare po përpiqen në veçanti të kenë të dhëna të krahasueshme dhe të forcojnë komunikimin midis tyre”, raportuan burimet diplomatike të intervistuara pas një takimi të ambasadorëve në Bruksel.
“Askush nuk e ka kundërshtuar nevojën për të vepruar për një koordinim më të mirë, në mënyrë që të mos riprodhohet situata e marsit, por është një punë e ndërlikuar”, shtoi një burim diplomatik.
Komisioni Evropian do të paraqesë një propozim brenda dy ditëve të ardhshme, në përpjekje për të koordinuar këto kufizime.