Provë e suksesshme e makinës së parë fluturuese në Japoni

Kompania japoneze Sky Drive tha se kishte përfunduar me sukses një provë të makinës së saj fluturuese me ekuipazh.

Sky Drive tha në një njoftim për shtyp se një demonstrim publik i fluturimit provë u mbajt më 25 gusht në vendin e provës së Toyota-s, një nga më të mëdhatë në Japoni, e cila njihet si baza e zhvillimit të kompanisë japoneze të makinave.

Ishte demonstrimi i parë publik i një makine fluturuese në historinë e Japonisë.

Makina, e quajtur SD-03, me një pilot, u ngrit dhe përshkoi terrenin për rreth katër minuta.

Më shumë fluturime të planifikuara

“Ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer që kemi arritur udhëtimin tonë të parë me makinë fluturuese me një ekuipazh në Japoni vetëm dy vjet që kur kemi themeluar Sky Drive … me qëllim për të komercializuar avionë të tillë,” tha CEO i kompanisë Tomohiro Fukuzawa në një deklaratë.

SD-03 është automjeti më i vogël elektrik me ngritje dhe ulje vertikale në botë, duke zënë hapësirën e dy makinave të parkuara, tha kompania.

Ka tetë motorë, të cilët ofrojnë “siguri në situata emergjente”.

Kompania po planifikon më shumë fluturime provë në kushte të ndryshme në të ardhmen, në mënyrë që siguria dhe zgjidhjet teknologjike të automjeteve të përmbushin standardet e industrisë.