PSE PO QAN SHQIPËRIA
NDËR SHEKUJ DHE SOT
Mjerimet e pafundme të popullin shqiptar ndër shekuj dhe tani, kan qen vlerat më negative të cilat e kan tortorizuar popullin dhe e kan mërzitur aq shumë që nuk i ka dhan mundësi për zgjidhje të përhershme. Kur isha më i ri, i dëgjoja më pleqt kur bisedonin në konaqe dhe gjithëmon flitshin për burra trima, për trimëri, burrëri, burra të besës, të luftës, të atdhedashurisë, burra të humanitetit dhe lakmive tjera pozitive. Por kishte edhe raste kur pleqt tregonin se prej disave familje të caktuara, dajma ua kemi pa sherrin për të keqe dhe prej tyre familjeve ka vuajtur populli, kan vuajtur patriotët shqiptar.
Kur pleqt e mbaronin muhabetin, qet i pyetsha, se a ban me dijt kush kan qen ata. Përgjigja ishte: ata kan qen dhe janë njerëz afie, spiunë, njerëz pa besë, pa dashuri, pa dhimbje dhe pa ndërgjegje kombëtar, ka pas në çdo kohë, por më duket tash sikur jan shtuar shumë.
Kjo fjali vazhdimisht ma ka zan frymën dhe më ka munduar dhe po më mundon edhe sot. Pse nuk mund të çlirohemi prej qtij veprimi që në gjuhën e sotme shqipe, shqipërisht u themi TRADHËTAR.
Gjithëmon më kujtrohen pleqt kur më thonin: po mixho po tradhëtia na ka muduar, ma e dobët se tradhëtia për ta zhduk një popull nuk ka. Tradhëtia i ka rrënjët e thella, prej kohës së ilirëve, kohës të Skenderbeut dhe më e freskëta prej kur e tradhëtuan luftën e UÇK së dhe Adem Jasharin në Kosovë.
Tradhëtarët janë kopila, shpejt shtohen dhe nuk zhduken leht nëse nuk i zhduk. Për ti zhdukur tradhëtarët duhet të vihet në funkcion dora e fort e shtetit përmes ligjit. Por kur shteti udhëhiqet prej tradhëtarëve, MOS OR ZOT MË KEQ.
Shqipëria vazhdimisht e tradhëtuar prej tradhëtarëve, e tradhëtuar vazhdon të udhëhiqet. Lakmia e tradhëtisë brenda 20 vjetëve, ra edhe në Kosovë. Kosva u mbarsua dhe u pollën kopilat e tradhëtisë. Tash kopiltët e tradhëtisë në Kosovë dhe Iliridë, bëjnë ligjin, shesin shtetin, shesin lirinë dhe e zbehin pamvarsinë e Kosovës.
Për çudi nga Lezha, Prekazi dhe nga të gjitha varret e shqiptarisë, dalin zëra, mos luani me fatin e popullit të përgjakur, populli shqiptar vazhdimisht ka pasur nana që kan lindinfur heroj dhe heroina, o ju të mjerë o tradhëtar. Sa herë do të paraqitet nevoja për komb dhe atdhe në këmb na ke.
Sa dashuri dhe sa mall kam, ta shohi Shqipërinë e bukur si nuse, të zhvilluar dhe të përsosur si mbretëresh. O sa mall kam për atë Kosovë të djegur e të përvëluar të këndoj për trimat e saj me shumë vlera këtyre ditëve, kur ajo po rënkon. Ta shohi Iliridën të përqafuar në suksese dhe midis dashuris, jemi pjesë e pandarë e kombit një Shqipëri.
Vëllezër shqiptar koha shkon dhe ne po mbytemi në halle të vjetra dhe moszgjidhje të reja. Hallet e vjetra janë se si popull kemi votur, kemi luftuar me të gjithë ata që na kan vrarë, na kan sakatosur, na kan vjedhur dhe na kan baltosur dhe na kan copëtuar.
Por mos harroni se kemi edhe hallet e reja, Shqipëria kërkon bashkim, kërkon bashkimin kombëtar shpirtëror dhe teritorial, kërkon dashuri midis njerëzve, kërkon flamuri të valoj ashtu lirshëm dhe gëzueshëm kudo që i thuhen bukës bukë dhe ujit ujë. Vetëm ashtu do të jemi më të përparuar, të bashkuar, do të jemi hal për armikun. Armiku një Shqipërie të bashkuar me shumë dashuri dhe më shumë besë nuk ka çka i bën.
Kalaja e parë në botë më e vjetra është ajo e Rozafës në Shkodër, mandej dhe shumë kala tjera në tokat ilire. Nuk duhet pyetur asnjërin se të kujt janë ata kala dhe kush i ndërtoi. Të kuptohemi të gjitha kalatë në Ballkan janë Ilire. Nuk ka popull në botë që ka vuajtur dhe që ka luftuar aq shumë për liri dhe pamvarsin e shtetit të tijë, sa populli shqiptar. Çdo gur i tokës shqiptare është një përmendore në vehte, që flet shqip dhe tregon shqip, se shqiptarëve u mungon dashuria midis vedi, u mungon liria, zhvillimi, bashkimi gjithë kombëtar. Ne për qëllimin gjithë kombëtar duhet të mendojmë dhe të haprojm në të gjitha drejtimet. Mjaft urrejtje, tradhëti, punë të pista, dhunë midis vedi, pabesi, urrejtje, hakmarrje, stërkamza, naivitet, hikje prej vendit, jemi duke e boshatisur tokën tanë. Këtë veprim të boshatisjes askush nuk do të na i fali, tokën tanë të shenjtë nuk e boshatisëm në kohëra edhe më të vështira 1945, 1948, 1956, 1968, 1981, 1990, 1998 – 2001. Duhet than Stop boshatisjes se boshatisja është mëshumë se tradhëti.
Të gjithë ata që lakomojnë boshatisjen e vendit, janë lakmues të tradhëtisë kombëtare.
Zgjohu nervi i pastër shqiptar, bashkohu dashuria e përjetshme shqiptare, vetëm të bashkuar do ta ndërtojmë dhe bashkojmë Shqipërinë …