
Koalicioni shqiptar ka arritur të fitojë 2 mandate në zgjedhjet në Mal të Zi. Ky rezultat ka bërë që në komunën shqiptare të Tuzit, të gjithë qytetarët të fillojnë të festojnë kuq e zi.
Kryesuesi i “Listës Shqiptare”, Nik Gjeloshi, në një mesazh drejtuar qytetarëve pas fitores tha se do të vazhdojnë projektin pavarësisht rezultatit total.
“1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”, tha ai.
Ndërkohë janë numëruar më shumë se 82% e votave, me partinë e Milo Gjukanoviç që udhëheq me 29 mandate, por fitorja nuk është e sigurt, pasi partitë e opozitës së bashku me këtë ndarje mandatesh bëhen shumicë.