Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e tij të sigurisë lidhur me koronavirusin e ri pas pushimit të verës, nën dritën e rritjes së infeksioneve në vend.
Në një komunikim të brendshëm, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble rekomandoi urgjentisht mbajtjen e një maske në të gjitha ndërtesat e parlamentit nga e hëna.
“Ky rekomandim urgjent vlen për të gjithë personat dhe të gjitha zonat e lëvizjes, siç janë korridoret dhe vendkalimet e shkallëve, mjediset e pushimit, dhomat e larjes, zonat e ngrënies (me përjashtim të personave në tryezë) dhe bibliotekën, por edhe për sallat e bordeve dhe të mbledhjeve”, shkruhet në rekomandimin e brendshëm.
“Në sallën plenare, në sallat e konferencave dhe sallat të mbledhjeve, si edhe në zyra, veçanërisht në të tuajat, maska mund të hiqet, nëse keni zënë një vend në distancën e kërkuar prej të paktën 1,5 metra dhe është i garantuar ajrimi i mirë”, vazhdohet në rekomandim.
Njoftimi i brendshëm u drejtohet kryesisht rreth 3 100 punonjësve të administratës së Bundestagut dhe pothuajse 2 800 deputetëve në Berlin.