Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) kumtoi se të gjithë personat të cilët kanë qenë në kontakt me ndonjë të infektuar me koronavirus, duhet të testohen, pa marrë parasysh nëse tregojnë simptome apo jo.
Ky rekomandim i ekspertëve të OBSH-së është dhënë pasi që epidemiologët në SHBA vlerësuan se testet nuk janë të domosdoshme për ata të cilët nuk tregojnë simptome të sëmundjes.
Ekspertët e OBSH-së, Maria van Kerkove theksoi se OBSH-ja rekomandon, nëse është e mundur, të testohen të gjitha kontaktet, pa marrë parasysh zhvillimin e simptomeve.
Qendra amerikane për preventivë dhe kontroll të sëmundjeve të hënën kumtoi se nuk është e domosdoshme të testohen kontaktet pa simptome, por epidemiologu amerikan, Entoni Fauçi shprehi shqetësim se rekomandimet e reja të CDC-së do t’u japin njerëzve supozim të gabuar se përhapja asimptomatike e infektimit nuk duhet të jetë shkak për shqetësim të madh.
Van Kerkove thotë se testimi i kontakteve është me rëndësi thelbësore për shkatërrimin e zinxhirit për bartje të virusit.
Ajo gjithashtu theksoi se vetëm mbajtja e maskës nuk mjafton, por se është e domosdoshme edhe mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve.