Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mirëpret vendosjen e ndërtimit të Kampusit universitar të UNT-së mes prioriteteve të qeverisë së re 2020-2024.
Kompleksi universitar i UNT-së si nevojë imediate për tu zhvilluar procesi studimor, dhe për të pasur kushte optimale studentët si dhe stafi akademik dhe ai administrativ, është lajm shumë i mirë për të gjithë ne.
Në prezantimin e programit qeveritar, mes shume projekteve ceket dhe parashihet ndërtimi i kompleksit universitar që do të jetë shtëpi e pesë fakulteteve, rektoratit, instituve, dhe drejtorive të ndryshme që veprojnë në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
UNT shpreh kënaqësinë për gatishmërinë e tillë të qeverisë, dhe do të jetë në partner dhe në shërbim të realizimit të tij sa më të shpejtë.
UNT për momentin funksionon në dy objekte në ndërtesën e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, me tre fakultete dhe në godinën e Shkollës Fillore ‘Kongresi i Manastirit’ me 2 fakultetet e saj, ku ndjekin studimet mbi 2500 studentë.