Vaksina ruse Sputnik V hyn në qarkullim

Vaksina e parë ruse kundër koronavirusit Sputnik V, zhvilluar nga instituti i epidemiologjisë “Gamaleya”  ka nisur të mbërrijë në spitale. Kështu ka bërë të ditur ministri rus i shëndetësisë Mikhail Murashko.

“Sot, një armë e denjë është shfaqur në vendin tonë. Kjo vaksinë ka nisur tashmë të hyjë në qarkullim. Ajo është publikuar edhe faqen zyrtare të Bashkisë së Moskës, ku është i hapur regjistrimi për pjesëmarrjen në studime klinike të fazës së tretë”, tha ministri duke shtuar se në studim do të marrin pjesë 40 mijë persona. “Dorëzimi në strukturat mjekësore bën pjesë në fazën e studimeve klinike të fazës 3”, ka thënë ai.