Ndërmarrja farmaceutike amerikane Moderna njoftoi se ka zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, e cila tregon efikasitet të ngjashëm si tek të rinjtë ashtu edhe tek të moshuarit.
Eshtë një kompani që ka nënshkruar një marrëveshje me autoritetet amerikane mbi zhvillimin e një vaksine anti-COVID, ku thuhet se dhe faza e tretë e testimit të vaksinës mrNA-12733 është në momentin përfundimtar.
Përfaqësuesit e Moderna prezantuan rezultatet e testeve të mëparshme të vaksinës në komisionin kompetent të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Testim mbi më shumë se 13,000 njerëz
Ekspertët pohojnë se testet treguan një reagim të ngjashëm imunitar tek pjesëmarrësit e moshave të ndryshme.
Dozat e vaksinave prej 100 miligram u testuan te pjesëmarrësit në tre mosha, 18-55, 56-70 dhe më të vjetër se 70 vjeç. Testimi u krye mbi më shumë se 13,000 njerëz.
Moderna deri më tani nuk ka bërë zbulime të mëdha farmaceutike, por që nga ana tjetër ka marrë afër një miliard dollarë ndihmë nga qeveria amerikane për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.