Djali i Trumpit thotë se babai i tij do t’i humbas zgjedhjet

“Ne po humbim miq, dhe kjo vërtet do të dhemb shumë”, raportohet të ketë thënë djali i Donal Trump, Trump Jr.

Donald Trump Jr sic shkruan The Independent, po shqetësohet se babi i tij nuk do të arrij do të fitoj dhe njëherë në garën presidenciale gjatë nëntorit. Tutje The Independent bazohet në shkrimet e gazetës amerikane New Your Times.

Djali i Trump ka shqetësimin e tij më të madh meqë ende nuk janë emëruar personat te cilët do ta udhëheqin fushatën zgjedhore.

“ Djali i Trump është i vetmi person që mendon se ne do të humbim, dhe thotë se do të jetë e vështirë sapo të ndodh”, citohen aktivistë brenda kampit republikat të kenë thënë për Times.

Shqetësim tjetër i tij mbetet edhe hetimi që po bëhet mbi organizatën e Trump, nga Gjykata në New Your, e nëse humbin zgjedhjet e 2020, atëherë prokurorët do të ngarkojnë me akuza Trumpin dhe fëmijët e tij si pjesë e hetimit.