Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 127 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1768 mostrave.
Më shumë raste të reja ka në Shkup-38, Kumanovë-23, Dibër-1, Stip-3, Prilep-15, Tetovë-8, Strugë-2, Veles-5, Manastir-1, Ohër-1, Kavadarci-1, Gostivar-12, Strumica- 1, Probistip-3, Pehchevo-2, Berovo-3, Vinica-1, Delchevo-3, Sveti Nikole-3, Negotino-1.
Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë pesë persona. Një paciente nga Kriva Pallanka në moshën 69 vjeçare, dy pacientë nga Gostivari të moshës 77 dhe 63 vjeçe, një pacient nga Negotina i moshës 69 vjeçare si dhe një pacientë 70 vjeçar nga Shkupi. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 573.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,799 persona.
Prej tyre, 10,210 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3.016.