Publikohet trajleri i filmit që “do të trondisë” politikën amerikane

Publikohet për herë të parë trajleri i filmit “The Comedy Rule”, një version i dramatizuar i marrëdhënies mes ish-kreut të FBI-së James Comey dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Aktori Jeff Daniels portretizon në film ish-kreun e inteligjencës amerikane Comey, ndërsa Brendan Gleeson mban një paruke të gjatë, të verdhë, për të portretizuar në detaje kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Filmi bazohet në bestsellerin amerikan “A higher Loyalty”, që fokusohet te ngjarjet historike të vitit 2016, pak përpara zgjedhjeve të atij nëntori që përçanë një vend të tërë.

Ai është ndarë në dy pjesë, në të parën, skenari fokusohet në hetimin e email-eve të kandidates presidenciale të vitit 2016, demokrates Hillary Clinton, vetëm pak javë përpara zgjedhjeve ndërsa pjesa e dytë e filmit i dedikohet 5 muajve të parë të presidencës së Trump.

“The Comedy Rule”, me regji dhe skenar të Billy Rady, i njohur për filmat e tij me natyrë politike e gazetareske, do të shfaqet premierë në Netflix më 27 shtator.

Sipas Rady, ky film do të trondisë politikën amerikane, pak muaj përpara zgjedhjeve të radhës për në Shtëpinë e Bardhë ndaj regjisori është kujdesur të përzgjedhë një kast aktorësh me peshë.