
Epidemiologu i përgjithshëm amerikan, Entoni Fauçi, deklaroi se është kundër miratimit të hershëm të vaksinës kundër koronavirusit dhe theksoi se vaksina nuk guxon të lejohet derisa nuk dëshmohet se është e sigurt dhe efikase.
Fauçi këtë e tha pasi dy burime për Si-En-En deklaruan se Shtëpia e Bardhë e shqyrton mundësinë për lejim të hershëm për përdorim urgjent të vaksinës, para se të përfundojnë testimet e fundit.
Në ndërkohë, Mikael Kaputo nga Ministria e Shëndetësisë mohoi se SHBA-ja për arsye politike investon përpjekje të madhe për përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës.
“Një punë që nuk dëshironi të ndodh është që ajo vaksinë të lejohet para se të dini sa është efikase”, ka thënë Fauçi për mediumet britanike.