Xhaferi caktoi seancë për nesër në ora 11

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në ora 11 ka caktuar seancë në Kuvend me një pikë të vetme, zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Siç bëhet e ditur në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit seanca do të fillojë në ora 11:00.

Nga ana tjetër mandatari për formimin e Qeverisë Zoran Zaev për TV21, tha se në fillim duhet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit pastaj të votohet Qeveria.