Helmimi i kundërshtarit të Putin, Merkel thirrje Rusisë: Ndëshkoni përgjegjësit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë helmimin e liderit te opozitës ruse Alexei Navalny dhe të merren masat e duhura për ndërshkimin e autorëve.

Këtë të hënë (25 gusht), mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.

“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të përgjigjen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm Heiko Maas.

Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë.