
Policët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në kërkim të një personi që ka përqafuar njerëz të cilët nuk i njihte në qendrën “Walmart”, në Massachusetts e pastaj u thoshte: “Tani ju keni COVID!”.
“Thjesht po të jap një përqafim COVID”, citohet t`i ketë thënë ai njërës prej viktimave.
Policia e Massachusettsit ka kërkuar dhe ndihmën e publikut në identifikimin e personit që ka shkaktuar frikë mes popullsisë, shkruan MailOnline.
Raportohet se përqafime të tilla ai u ka dhënë dhe disa klientëve të tjerë.
Policia të dyshuarin po e kërkon për akuza që shkojnë deri te kërcënimi terrorist.