SHBA-ja vendos regjim më rigoroz kufitar ndaj Meksikës

Autoritetet amerikane kanë vendosur të mbyllin një numër vendkalimesh kufitare me Meksikën dhe të vendosin kontrolle të dyfishta doganore për udhëtarët, me qëllim që të zvogëlojnë frekuentimin e udhëtimeve dhe rrezikun e panevojshëm të infeksionit me koronavirus, kumtoi shërbimi kufitar i SHBA-së.

Autoritetet amerikane që në mars vendosën kufizime kufitare në të ashtuquajturat udhëtim jo thelbësor, por qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm mund të hyjnë në territorin e SHBA nga Meksika.

Masa më e re është orientuar pikërisht drejt këtij grupi, kumtoi shërbimi kufitar, transmetojnë mediat britanike.

“Njerëzit duhet të mendojnë dy herë para se të udhëtojnë dhe të pyesin veten nëse udhëtimi ia vlen të rrezikosh jetën e tyre dhe jetën e të tjerëve,” tha Roxher Mejer nga shërbimi kufitar El Paso.