Një vaksinë tjetër e mundshme kundër një lloji të ri të koronavirusit (COVID-19), e zhvilluar nga kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, dha rezultate pozitive gjatë fazës së parë të provës klinike.
Sipas lajmeve të publikuara në faqen në internet Clinical Trials Arena, ka përfunduar faza e parë e provave klinike të një vaksine të mundshme të quajtur “BNT162b2”, e zhvilluar nga BioNTech në Gjermani dhe e licencuar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.
Në studimin, i cili testoi efektin e vaksinës në sigurinë dhe imunitetin, u zbulua se dy doza të vaksinës prej 30 mikrogramësh të administruara në intervalin prej 7 ditësh, në subjektet e moshës 18 deri në 55 vjeç prodhojnë 3.8 herë më shumë antitrupa dhe qeliza imune krahasuar me ato që rikuperohen nga COVID-19. Në subjektet e moshës 65 deri në 85 vjeç, ajo ka një ndikim më të madh imuniteti 1.6 herë në krahasim me ata që shërohen nga COVID-19.
Pas rezultateve pozitive, është planifikuar një ekzaminim më i gjerë i kandidatëve për vaksinë në fazën e dytë dhe të tretë, e cila do të bëhet në SHBA, Brazil dhe Argjentinë.