Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që një kishë tjetër e vjetër ortodokse, e konvertuar së pari në një xhami dhe më pas në një muze, t’i jepet përsëri statusi i xhamisë.
Vendimi për ta shndërruar Muzeun Kariye në një xhami vjen një muaj pas rikthimit me këtë status të Hagia Sophia-s, të mbrojtur nga UNESCO.
Dekreti për vendimin e ri u botua në gazetën zyrtare të premten.
Fati i këtij objekti është i ngjashëm me Hagia Sophia-n.
Fillimisht, ishte një kishë byzantine, e quajtur e “Shpëtimtarit të Shenjtë”, e zbukuruar me afreske nga shekulli XIV.
Pas marrjes së Kostandinopojës së atëhershme në 1453, ajo u shndërrua në Xhaminë Kariye.
U bë një muze pas Luftës së Dytë Botërore, kur kasta republikane në Turqi nisi një iniciativë për të krijuar një shtet më laik.
Një grup historianësh të artit amerikan ndihmuan në rivendosjen e mozaikëve origjinal të kishës dhe objekti u hap për publikun në 1958.
Sidoqoftë, vitet e fundit, Erdogan është përqendruar në vendet historike që tregojnë se Otomanët çuan në humbjen e Bizantit.
Një gjykatë turke miratoi në nëntor që muzeu të shndërrohej në një xhami.