VMRO-ja akuzon LSDM-në për dështimin me menaxhimin e koronavirusit

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka akuzuar LSDM-në dhe qeverinë për dështimet me menaxhimin e koronavirusit dhe paftësinë për të drejtuar shtetin. Ata thonë se qeveria edhe pas 6 muaj pandemi ende nuk ka një strategji për menaxhimin e saj, ndërsa shkolla duhet të hapen për dy javë.

Në vend që të angazhohen për problemet e qytetarëve, zyrtarët e LSDM-së janë të përkushtuar se ku mund të furnizohen me kokainë ose kur të blejnë prona dhe apartamente me vlerë qindra mijëra euro.

Zoran Zaev dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja edhe gjashtë muaj pasi u shfaq virusi korona nuk kanë strategji se si të ballafaqohen me KOVID19 dhe pasojat që lindën nga kjo krizë.

Zaev dhe LSDM nuk ofrojnë asnjë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve, as nuk ofrojnë ndonjë siguri apo rrugëdalje nga situata.

Numri i të sëmurëve është më shumë se 11 mijë ose pothuajse gjashtë herë më i lartë se parashikimet e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Numri i vdekjeve ka tejkaluar 500. Pavarësisht kësaj, autoritetet nuk e dinë se çfarë po ndodh tani, dhe as çfarë do të ndodhë në vjeshtë, keq po i menaxhojnë edhe klasteret.

Zaev dhe qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja nuk dinë se si të ballafaqohen me pasojat e krizës së koronës.

Viti shkollor fillon për më pak se 30 ditë dhe nuk ka plan për procesin arsimor.

Zaev dhe qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja e dinë vetëm një gjë – si t’i dëmtojnë qytetarët dhe shtetin.

Zaev dhe qeveria e LSDM-së e rritën borxhin publik për më shumë se një miliardë euro në vetëm tre muaj. Nuk ka projekte kapitale, e as dikush nuk i ka parë ato para, ndërsa përveç kësaj, Qeveria vazhdon me huazime të reja.

Për shkak të politikave të këqija, situata po përkeqësohet sepse as Qeveria dhe as LSDM-ja nuk kanë plan dhe strategji për ballafaqim me krizën.

Nevojiten hapa të mençur për ta stabilizuar situatën, ndërsa jo zyrtarë që mendojnë se ku mund të furnizohen me kokainë apo si t’i nxjerrin paratë e tyre nga bankat.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së