Sekretari gjeneral i AAA-së, Skender Rexhepi-Zejdi mbrëmë paralajmëroi nëpërmjet rrjetit social Facebook, se është pro idesë për bojkotimin të parlamentit, ku siç thotë ai “për shkak të vjedhjes së votës nga ana e BDI-së”.
Idenë e tij, sot e pëkrahën edhe nga ASH ku sekretari gjeneral Arben Taravari deklaroi se bojkotimi i kuvendit është njëra nga opsionet. Siç mësohet, ASH-AAA së bashku me VMRO-në do të bojkotojnë edhe seancën e zgjedhjes së Qeverisë, ku nuk do t’i njohin institucionet e reja. Gjithashtu mësohet se kjo po realizohet në kordinim me VMRO-në, për të krijuar krizë politike.
Ndryshe koalicioni ASH-AAA i humbi zgjedhjet e 15 korrikut nga BDI, ku si dy subjekte politike fituan 12 deputet, ndërsa BDI 15 deputet. Brenda ditës prite edhe të formalizohet marrëveshja për bashkqeverisje në mes LSDM-BESA dhe BDI.