Sfida COVID, larg apo afër “imunitetit të tufës”? Vijnë shpjegimet e ekspertit të OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) argumenton se bota nuk është askund afër masës kritike për të krijuar “imunitet tufë”, ku mjaft nga popullata e botës do të kishte antitrupa për të ndaluar përhapjen e virusit korona.

“Imuniteti i tufës” zakonisht arrihet përmes vaksinimit, dhe shumica e shkencëtarëve vlerësojnë se të paktën 70 përqind e popullsisë duhet të kenë antitrupa për të parandaluar një epidemi.

Megjithatë, disa ekspertë sugjerojnë që edhe nëse gjysma e popullatës ka imunitet, ajo mund të krijojë një efekt mbrojtës, raporton AP.

Shefi i departamentit të urgjencës së OBSH-së Michael Ryan e hodhi poshtë këtë teori në një konferencë të martën, duke thënë “ne nuk duhet të jetojmë me shpresën” për të arritur “imunitetin e tufës”.

“Si popullatë globale, ne nuk jemi askund afër niveleve të imunitetit të nevojshëm për të ndaluar transmetimin e sëmundjes,” tha ai.

“Nuk është një zgjidhje dhe veçanërisht nuk është një zgjidhje që duhet ta kërkojmë,” shtoi Ryan.

Shumica e studimeve të kryera deri më tani tregojnë se vetëm 10-20 përqind e njerëzve posedojnë antitrupa.

Bruce Aylward, një këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, shtoi se çdo fushatë imunizimi vaksinimi duhet të synojë të mbulojë shumë më shumë se 50 përqind të popullsisë së botës.

“Ne nuk duam të jemi të gabuar. Nëse doni të planifikoni një mbulim të lartë, nuk duhet të tërhiqeni në sugjerimin joshës të rrezikshëm që pragu” i imunitetit të tufës “mund të ishte i ulët,” tha ai.