
Moment historik për Paris Saint Germain. Kampionët e Francës kanë siguruar për herë të parë në histori të klubit finalen e Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën 3:0 RB Leipzig. Ndeshja e zhvilluar në ‘Estadio da Luz’ të Benficas ditën e martë u dominua nga PSG, me Angel Di Marian në ditën e tij më të mirë.
Një harkim të mirë të Angel Di Marias, e ktheu në gol mbrojtësit Marquinhos, që shënoi në minutën e 13’-të të ndeshjes.
Di Maria në minutën e 42’, dyfishoi në 0-2 epërsinë, kur pranoi një asistim të jashtëzakonshëm nga Neymar.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi Juan Bernat, që shënoi në minutën e 56’, pas një topi të pranuar nga Di Maria.
Kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve për PSG, me skuadrën franceze që ka shpenzuar miliona euro për afrimin e yjeve.
Në finale, PSG do të takohet me fituesin e takimit Bayern Munich – Lyon.