Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot për herë të parë e ka komentuar situatën në Bjellorusi.
Sipas tij kjo është e “tmerrshme” dhe Uashingtoni me kujdes ndjek se çka ndodhë në atë vend.
Presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko sot ka deklaruar se do të pranojë dorëzimin e pushtetit me kushtin ndryshim të kushtetutës përmes referendumit në tentim të zbusë tensionet në vend pas protestave masive dhe grevave të përgjithshme të shkaktuara nga pakënaqësia për shkak të sundimit 26 vjeçar.