Struga mbrëm frymoi kulturë frymoi art, frymoi muzikë, frymoi shqip.

StrugaPost.com

Dje, skena e muzikës serioze shqiptare zbarkoi tre tenorët më të njohur të skenës shqiptare në qytetin e Strugës. Tingujt e orkestrës filharmonike nën dirigjimin e mjeshtrit Isak Shehu dhe zërat e tenorëve Kastriot Tusha, Josif Gjipali dhe Arif Vladiu sollën në Strugë atë që i kishte munguar këtij qyteti prej shumë kohësh.Tre Tenorët, sollën kulturën në Strugë si asnjëherë deri më tani.
Dje, falë përkushtimit dhe punës të palodhur të organizatorëve Afrim Farizi dhe Fatos Lumani në bashkëpunim me Komunën e Strugës, u sollën në jetë vlera artistike, emocione e ndjesi të cilat na përkujtuan se sa nevoj ka, qyteti ynë, për koncerte e evinmente madhështore si ky i djeshmi për të mos harruar se kush jemi. www.strugapost.com