
Aksi i vjetër rrugor nga Ohri në drejtim të Strugës (P1208) gjatë ditës së nesërme në periudhën prej orës 6 e deri në orën 15 do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Arsyeja për mbylljen është se do të xhirohen skena për filmin në produksion të “DNF Films”.
Filmi është në regji të Eleonora Veninovës dhe mbështetet nga ana e Agjencisë për Film të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto ditë xhirimi po zhvillohet në lokacione në Ohër dhe në rrethinën e tij.