VAJ ULLIRI ME SPECA DJEGËSE
Prof. Dr. M. Musai
SHËRON SËMUNDJET
PREJ REUMËS, ISHIASIT
NË NYJET E KËMBËVE, TË DUARVE, TË KRAHUT,
NË QAFË DHE NË VENDE TJERA TRUPORE
FAM : SOILANACEAE
GJINIA : CAPSICUM
LLOI : ANNUM
SHQIP : SPECI DJEGËS
Kjo metodë e përdorimit të vait të ullirit me speca djegëse, për shërimin prej reumës dhe ishiasit, është metodë e vjetër dhe shumë efikase dhe praktike. Gjyshet tona shumë herët e kanë aplikuar këtë metodë të specave djegëse me vaj ulliri të virgjër. Specat djegëse kanë enzimin capsicum, ose capsicinin që mundëson në mënyrë praktike nxemjen ose djegjen e venit ku dhemb, fillimisht përjetohen dhimbje më të forta prej veprimit me vaj ulliri të virgjër djegës. Ky vaj fillimisht i zvogëlon dhimbjet dhe mandej duke vepruara më gjatë, do të vjen koha kur dhimbjet zhduken. Shtrohet pyetja, pse ndodh ajo kur bëhet mjekimi efikas, enzimi kapsicinë, është i nayrës djegëse, mundëson zgjërimin e kapilarëve të gjakut, në indin lëkuror dhe ashtu mundësohet qarkullimi pa pengesa i gjakut dhe furnizimi i indeve dhe organeve tjera me gjak, materie ushqyese. Trupi i njeriut përmes këtij veprimi të vajit të ullirit djegë, prej specave djegëse trupi në ato vende ku ka dhimbje relaksohet.
Tash jemi në stinën nga fundi i verës, fillimi i vjeshtës. Prandaj është mirë të gjitë ata që lëngojnë prej reumës ose ishiasit ose prej mosqarkullimit në rregull të gjakut, të aplikojnë këtë metodë, përdorimi i vait të ullirit me specat djegëse.
PREGADITJA E VAIT TË ULLIRIT
Fillimisht sigurohen enë, shishe prej një litër, mundësisht me gryk të gjërë që mbyllen me kapak. Mandej sigurohet vai ullirit i virgjër dhe specat djegëse, por munësisht të freskëta.
- Shishet lahen dhe shpëlhen mirë nëse bën më shumë shishe,
- Për çdo shishe duhet afro 400 ml. vaj ulliri të virgjër,
- Për çdo shishe duhet të meren 10 spec por mundësisht djegëse të forta që djegin shumë.
PREGADITJA - Specat fillimisht lahen dhe shpëlahen mirë, pastrohen prej ndonjë dëmtimi, pastaj meren dhe prehen në copa, pastrohen prej bishtave si dhe prej farave. Specat djegëse të pregaditura në këtë mënyrë futen në blender dhe grimcohen bahte brum prej 10 specave. Brumi prej 10 specave djegëse futet brenda në shishe dhe në shishte, mandej në shishe futet vai i virgjër. Kështu shishja do të mbushte por duhet mos me u mbush plot, duhet me lan pak vend pa mbush. Shishja tundet dhe ashtu përzieht vai i virgjër i ullirit me brumin e specave djegëse. Shishja mbyllet dhe ashtu vendohet në ndonjë vend pa dritë dhe ftoht, të kuptohemi më mirë në frigorifer.
Shishja me vaj ulliri dhe speca djegëse lihet të qendrojë shtat ditë, por për çdo ditë shishja tundet që përzierja të bëhet sa më mirë. Ditën e tetë meret një kulles dhe kullohet vai i virgjër me specat djegëse. - Pasi të jen kulluar pjesa strukturale e brumosur e specave djegëse, me kullesë, vai i virgjër rishtas kullohet në ndonjë fashë – leckë të trashë. Kullimi është bërë i pastër dhe vai futet në shishe më të vogla, shishet me vain djegës, ruhen për nevoja tjera për kurim ose masazhim.
PËRDORIMI I VAIT ME SPECA DJEGËSE
Meret pambuk i cili lagët me vja djegës të ullirit të virgjër dhe ashtu me pambulk fërkohet vendi ku njeriu ka dhimbje. Fillon djegja e vendit prej pecit djegës, por nuk duhet të frigoheni se aty ka reakcion, në lëkurë për atë që fola më parë, bëhet zgjërimi i kapilarëve, enëve të gjakut për qarkullim sa më efikas të gjakut.
Kështu vendin që do ta lyeni me këtë vaj të virgjër djegës, në gjunj, në krah, shpinë, qafë, do ta masazhoni vendin sa të mundeni por leht dhe mandej vesh diçka që të ndikoj për mirë temperatura prej teshës. Vendi ka për të djegur, por ditëve tjera me uljen e intenzitetit të djegjes bëhet edhe zhdukja e reumës ose ishiasit ose dhimbjeve prej nyjeve të gjunjve ose ku ndodhin dhimbjet.
Pasi ta keni qetësuar shëndetin, lyerja ndërprehet dhe mund të vazhdoni rishtas nëse ka raste që e dikton se ka ngacmime prej kohës.
Vaji i ullirit mbahte në frigorifer mbyllun në enë qelqi. Ky vaj djegës, mundet të përdoret dhe për nevoja guzhine, nëse ky vaj përdoret me kujdes edhe në guzhinë, ai ka vlera medicinale bën shërimin e ulçereve. Vai i ullirit të virgjër me speca djegëse është shumë i mirë për organet e tretjes të ushqimit, rrit imunitetin, i lufton qelizat kancerogjene kudo në organizëm, ngase është antioksidant i shkëlqyeshgëm.