Si pasojë e koronavirusit jashtë vendit kanë udhëtuar një numër shumëfish më i vogël i qytetarëve, krahasuar me udhëtimet gjatë verës së kaluar. Statistikat e Ministrisë së Brendshme për të gjitha vend-kalimet kufitare tokësore tregojnë se gjatë javës së parë të gushtit kanë frekuentuar 167 mijë shtetas dhe të huaj apo 423 mijë më pak se sa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Hyrje daljet në vendkalimet kufitare
Java e parë e gushtit, 2020: 167 003 hyrje dalje
Java e parë e gushtit, 2019: 590 200 hyrje dalje
Dallimi: -423 197 hyrje dalje
Përmes Aeroportit Ndërkombëtar – Shkup nga 1 deri më 7 gusht janë realizuar 47 114 hyrje dalje më pak se sa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Hyrje daljet në Aeroportin Ndërkombëtar-Shkup
Java e parë e gushtit, 2020: 15 560 hyrje dalje
Java e parë e gushtit, 2019: 62 674 hyrje dalje
Dallimi: -47 114 hyrje dalje
Gjatë korrikut janë realizuar 950 mijë hyrje dalje, që janë për 455 mijë më pak, krahasuar me shifrat e korrikut të vitit 2019.
Korrik 2020: 950 526 hyrje dalje
Korrik 2019: 1 405 887 hyrje dalje
Dallimi: -455 361 hyrje dalje
Nëse i shohim veçmas, vetëm në vendkalimet kufitare në lindje numri i udhëtimeve është zvogëluar për 89% apo nga 252 mijë në korrik të vitit të kaluar në vetëm 33 mijë këtë vit. Në vendkalimet kufitare në jug të vendit ka pasur rreth 600 mijë më pak udhëtime apo vetëm 134 mijë. Në perëndim të vendit nga mbi 203 mijë udhëtime vitin e kaluar, këtë vit janë regjistruar 94 mijë. Nga ana tjetër, udhëtimet në vendkalimet kufitare në veri të shtetit kanë shënuar rritje, nga 208 mijë vitin e kaluar në mbi 689 mijë këtë vit.