Konspiracionet COVID, Bill Gates: Jep para për të shpëtuar jetë, akuzohesh për vrasje!

Unë jap para për të shpëtuar jetë, ndërsa kundërshtarët e vaksinës së koronës më akuzojnë për vrasjen e njerëzve – tha  Bill Gates në një intervistë me Bloomberg.

Fondacioni i tij ka financuar më shumë se 350 milion dollarë për të luftuar COVID-19 si dhe për të prodhuar vaksinën.

Por kundërshtarët e vaksinës dhe teoricienë konsiprativë, pretendojnë se Gates ka arsye të mbrapshta. Por Gates thotë se me optimizëm beson që bota do ta kuptojë që këto janë vetëm andralla – shkruan Bloomberg.

I pyetur nëse ishte i sigurt se një vaksinë efektive do të shpërndahej në botë deri në fund të këtij viti, ai tha se vaksina fillestare nuk do të ishte me efektshmëri ideale.

“Mund të mos zgjasë shumë dhe do të përdoret më së shumti në vendet e pasura si masë për të ndaluar infeksionin. Do të ishim të lumtur që vaksinën ta kemi para fundit të vitit, por një numër vaksinash ka të ngjarë të miratohen vitin e ardhshëm”, tha ai.

I pyetur nëse vaksinimi kundër COVID-19 duhet të jetë i detyrueshëm, Gates tha që përshkrimi i detyrimit shpesh shkakton një reagi, por ai mendon se do të jetë i detyrueshëm për njerëzit që punojnë në shtëpi pleqsh ose janë në kontakt me të moshuarit.

I pyetur për të komentuar teoritë e komplotit sipas së cilave vaksina do kontrollojë mendjet njerëzore me ndihmën e valëve 5G dhe të ngjashme, Gates tha që ishte mjaft e çuditshme.

“Ata e marrin faktin që unë jam i përfshirë në zhvillimin e vaksinave dhe pastaj abuzojnë me këtë. Nëse kjo i largon njerëzit nga vaksinimi, ky është një problem i madh”, tha Gates.