Mjekë dhe qytetarë rusë, përballë Sputnik V: i besojnë apo jo vaksinës së tyre?

Shumica e mjekëve rusë nuk do të vaksinoheshin me vaksinën e re ruse kundër COVID-19 për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme dhe procedurës jashtëzakonisht të shpejtë të aprovimit, tregoi një studim të kryer mbi 3,000 punonjës mjekësorë.

Rusia ka njoftuar se vaksina e parë në botë koronavirus do të jetë e gatshme për përdorim në fund të gushtit, dhe se mjekët do të jenë ndër të parët që do ta marrin atë në baza vullnetare.

Vaksina Sputnik V, e quajtur sipas satelitit të parë të nisur nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1957, nuk ka kaluar ende fazën e fundit të testimit, dhe disa shkencëtarë kanë frikë se Rusia është e gatshme të sakrifikojë sigurinë për hir të prestigjit.

Rusët kanë frikë të marrin vaksinën

Një studim i 3,040 mjekëve zbuloi se 52 përqind nuk ishin të gatshëm për të marrë vaksinën, ndërsa 24.4 përqind pranuan të vaksinoheshin, raportoi RBC.

Vetëm një e pesta e të anketuarve thanë se do ta rekomandojnë vaksinën tek pacientët, kolegët dhe miqtë.

Pamja e tyre është e ndarë nga një numër i rsëve që thonë se kanë frikë të marrin vaksinën, ndërsa të tjerët pajtohen me qeverinë se dyshimi i ekspertëve perëndimorë është i motivuar nga xhelozia.

Vaksina ruse do të aprovohet para provave të zakonshme mbi mijëra njerëz, të njohur si faza III. Kjo fazë është thelbësore për vaksinën që të marrë dritën jeshile nga rregullatori.

Putin pretendon se vaksina është e sigurt

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vaksina, e cila u zhvillua nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurt dhe se vajza e tij tashmë e ka marrë atë.

Ministri i Shëndetësisë Mihail Murashko hodhi poshtë kritikat se vaksina ishte e pasigurt si “e pabazuar”.