Ministria e Shëndetësisë në Vietname ka para-regjistruar për blerjen e vaksinës ruse kundër COVID 19, njoftoi televizioni shtetëror të Premten.
“Ministria e Shëndetësisë Vietnameze ka para-regjistruar për vaksinën ruse kundër COVID-19. Ndërkohë, Vietnami do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e vaksinës së vet,” njoftoi televizioni shtetëror deklaratën e ministrisë.
Ministria nuk deklaron sa doza të vaksinave ka porositur apo kur pret dorëzimin e tyre. Muajin e kaluar, ministria njoftoi se vaksina e vet pritet deri në fund të vitit 2021.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të martën se Rusia është bërë vendi i parë në të cilin organi rregullator, pas më pak se dy muaj testimi njerëzor, ka aprovuar vaksinën kundër COVID-19 dhe se ajo është “e sigurt”.
Vaksina u zhvillua nga Instituti Gamaleya në Moskë, dhe grupi i parë i vaksinave do të paraqitet brenda dy javësh, thanë autoritetet, duke hedhur poshtë dyshimet nga disa ekspertë të shëndetit për sigurinë e vaksinës.
Vietnami ka kaluar me sukses valën e parë të infeksionit me virusin e ri të koronës përmes masave të rrepta karantine dhe testimit, por tani është duke u përpjekur të frenojë infeksionin që ka shpërthyer në disa vende të lidhura me vendpushimin popullor të Danang.
Vietnami deri më tani ka regjistruar 911 raste të infeksionit dhe 21 vdekje nga COVID-19.