Demant i LSDM-së: Me BDI-në nuk është arritur marrëveshje sipas parimit “tre vite Zaevi, një Ziberi”

LSDM në tërësi e demanton lajmin e publikuar të pasaktë nga ana e televizionit Kanal 5 me titull: Është arritur marrëveshje sipas parimit tre vite Zaevi, një Ziberi – BDI do të drejtojë DAP-in dhe MPB-në.

Nuk është e saktë se në bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së është arritur marrëveshja sipas parimit siç është publikuar, kjo është e pavërtetë.

Gjithashtu nuk është e saktë as ajo se tashmë janë dakorduar çfarëdo lloj zgjidhjesh personale dhe ndarje të resorëve.

LSDM u qëndron në disponim mediumeve, dhe pret në frymën e gazetarisë profesioniste, për pyetje të këtilla të kërkojnë konfirmim zyrtar nga partia, apo qëndrim, para se të publikohet.

Në këtë mënyrë plasohen informata të pasakta në opinion, ndërsa qytetarët mashtrohen.

LSDM do t’i informojë me kohë qytetarët dhe nëse ka marrëveshje, atë do ta kumtojë publikisht.