Trump njofton se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshje historike

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar që t’i normalizojnë marrëdhëniet, ka njoftuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në një deklaratë të përbashkët, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Abu Dhabi, Mohammed Al Nahyan thanë se ata shpresojnë që kjo të “jetë përparim historik drejt paqes në Lindje të Mesme”.

Si rezultat i kësaj ata kanë njoftuar se Izraeli do t’i anulojë planet kontroversave për aneksimin pjesë të “Ëest Bank”.

Deri tash Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me vendet e Gjirit Arabik.