PARADOKSALE 4: Në socializëm nuk kishte demokraci liberale,liri për zgjedhje të lira,por nuk kishte as frikë për ardhmërinë .E vetmja frikë, ishte frika nga partia në pushtet. Tani, në “tranzicion” kemi demokraci liberale, kemi pluralizëm partiak, kemi mundësi për zgjedhje të lira,por kemi edhe “pluralizëm të frikës”. Për dallim nga socializmi tash njerëzit nuk e kanë frikë partinë,por përkundrazi ato i lajkatojnë partisë. Në demokracinë që e kemi sot, njerëzit jetojnë në “pyllin” e frikës, kanë frikë: për ardhmërinë e tyre, për ekzistencën e tyre, kanë frikë nga humbja e vendit të punës,kanë frikë se a do ta marrin rrogën,kanë frikë nga ndonjë sëmundje serioze se nuk do të munden ti paguajnë harxhimet e spitalit, kanë frikë nga sjellja arogante e nënpunësve,kanë frikë prej librave,kanë frikë të shëtisin pa maska,kanë frikë nga jotoleranca e pronarëve të frustruar, kanë frikë nga emigrimi masiv, kanë frikë nga fakturat për pagesat mujore që janë më të larta se rroga minimale,kanë frikë prej përmbaruesve, kanë frikë nga të përgjuarit e bisedave,kanë frikë prej video inçizimeve të fsheta që dikush mud ti publikoj…Njerëzit kanë frikë, nga vet frika!