Prof. Dr. M. Musai: EDUKATA EKOLOGJIKE

EDUKATA EKOLOGJIKE

Prof. Dr. M. Musai

SËMUNDJET DHE VDEKJET PËR TË ARDHMEN
DO TË VIJNË PREJ PAEDUKATËS EKOLOGJIKE

Mjerimi shëndetësor ka historin e vet, deri para disa viteve, kishte sëmundje natyrale, për të cilat diheshte patologjia e tyre. Tani po lindin sëmundje plastike, për të cilat thuhet se i ka pjell vet njeriu i paedukatë ekologjike.
Të kuptohemi se shumë shtrenjtë e pagon klasa punëtore, të varfërit, të ndershmit, gjithë ata që e duan natyren.
Shfrytëzuesit e egër të pasurive natyrore, të pangopshmit, jo vetëm që e ndotin natyrën, por vdekjen ua duan gjithë atyre që i kan mbyt në premtime.
ÇKA DUHET ME KUPTUAR ME NDOTJE DHE KULTURË EKOLOGJIKE
• Sot prej njeriut të pandërgjegjshëm dhe shteteve të cilat fare nuk inkuadrohen për ta mbrojtur, për ta dashur dhe për ta adhuruar natyren, vijnë ndotje të ndryshme, të midisit jetësor:

  • Ndotja e midisit ajror,
  • Ndotja e midisit ujor,
  • Ndotja e tokës dhe
  • Ndotjet ushqimore.
    Gjithëkundi prej oxhaqeve të fabrikave të ndryshme tymohet me sasira shumë të mëdha, ku ata vjellin helme të gazta, të cilat çrregullojnë shëndetin tonë respirativ dhe gjitha organet në përgjithësi, poashtu krijimi i shirave të thartët dëmtimi i kulturave bujqësore. Për ti mbrojtur bimët prej ndotjeve duhet stërpik me:
  • Fungicide kundër këpurdhave,
  • Insekricide kundër insekteve dhe
  • Herbicide për zhdukjen e barërave të këqij.
    Të gjitha këta veprime dëmtojnë shëndetin e njeriut, fillimisht dëmtojnë traktin digjestiv si dhe organet tjera. Kemi paraqitje të sëmundjeve të ndryshe kancerogjene dhe sëmundjeve të cilat janë prodhim i shek. XXI.
    Numri i madh automjeteve, qarkullimi urban, fluturimet e aeroplanëve, anijet e mëdhaja, pra djegja e landës së parë për lirim të energjisë, djegja e derivateve të naftës, bën ndotje dhe rritje të temperaturës globale.
    Ndotja e midisit ujor, prej mënyrës primitive organizative, çka ta kap dora hidhe në ujë, se uji e mer dhe e çon dikundi.
    Po e çon atje ku mbyllen arteriet qarkulluese ujore dhe kemi ndotje të ujërave të rrjedhshëm, burimeve, liqejve, detrave dhe oqeaneve në përgjithësi me:
  • Ujëra të papërpunuara komunale,
  • Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave prej fabrikave të ndryshme,
  • Derdhja e metaleve të rënda,
  • Hudhja e pesticideve,
  • Kemi ndotje kimike inorganike dhe
  • Ndotje kimike organike, të gjitha këto krijojnë helme.
    Prandaj sot bota e ujërave poashtu është e ndotur veçanërisht hidrobiontët e kulturës të ihtiologjisë – bota e peshqive.
    Në natyrë prej 70 % e sasisë ujore vetëm 3. 2% është sasi ujore, e ujit për pije. Poashtu edhe kjo sasi gjysma e sajë sasie është e kontaminuar pra 1.6 % e ujit është e ndotur. Prandaj për të ardhmen do të kemi luftë për mbijetesë për ujë për pije.
    Në botën Arabe një litër ujë për pije ka vlerën e disa litrave të derivateve të naftës.
    Rreziku më i madh për ujë dhe vlerat tjera ekologjike, vjen prej shteteve me zhvillime shumë të mëdhaja kapitale shfrytëzuese, të cilat fare nuk aplikojnë metoda për mbrojtjen e midisit jetësor.

Ushqimi me karakter bimor dhe ai shtazor poashtu është i ndotur prej ndotësve paraprak, por edhe duke aplikuar metoda vrastare për rritje të përshpejtuar të bimëve dhe shtazëve në ferma të ndryshme, si dhe përdorimin e reagnesave dhe aditive të ndryshëm. Të gjitha ata ushqime i han fukaraja e shkretë, të gjitha ata shiten për çmime më të lira, kurse krimi i organizuar pagon mirë dhe han ushqime bio ekologjike të pastra.

Jemi në rrezik për jetë, prej ndotjeve masive të cilat kan organizim të caktua, prej faktorit të papërgjegjshëm antropogjen ose mosnjeri.
Ka mundësi të fitojmë mutacione gjenetike me pamje të çuditshme, prandaj mesazhi i imi është kujdes se vjen bota e çmendur, për përfitie me interesa të larta, pa dashuri të njeriut për njeriun.

Prandaj apeloj që sa më parë të ndërtohen fabrika për riciklimin e hedhurinave, si dhe të vehen në kontroll të gjitha ndotjet publike, që i bënë popullata. Kurse shteti ka aparatin shtetëror, të cilin duhet vën në funkcion. Pra edhe shteti të vehet në shërbim të mbrojtjes të shëndetit të popullatës.
Pa edukatë ekologjike, nuk ka të ardhme të sigurtë jetësore, mjer gjeneratave që do të vijnë pas nesh, çka u lam për trashëgimi … BOTËN E NDOTUR ?!.