
Sot pritet të vendoset nëse në shtator do të hapen shkollat ose do të vazhdojë mësimi online.
Komisioni për Sëmundje Infektive së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kishin paralajmëruar për dje publikimin e protokollit për procedurën e mësimit në kushte ku koronavirusi vazhdon të mbetet akoma prezent.
Takimi i zhvilluar gjatë ditës së djeshme nuk çoi në gjetjen e përfundimeve, por konsultimet për një gjë të tillë do të vazhdojnë edhe sot.