Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar reagoi ndaj njoftimit se Rusia ka aprovuar vaksinën “e parë në botë” kundër COVID-19.
Paraprakisht, Vladimir Putin ka njoftuar se tashmë shkencëtarët e shtetit rus kanë arritur të prodhojnë një vaksinë efikase kundër coronavirusit, të cilën e kanë emërtuar Sputnik V.
“Esenca nuk është të jesh i pari me vaksinën”, tha Azar në emisionin e ABC Today – “Mirëmëngjes Amerika”, raporton CNN.
“E gjithë poenta është të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive për popullin amerikan dhe njerëzit e botës”, pohoi ai.
Azar tha se të dhënat transparente janë të nevojshme, dhe se këto të dhëna duhet të jenë nga testimet e fazës së tretë që tregojnë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive.
“Kjo është ajo që Presidenti Trump po udhëheq me iniciativën historike të Operacionit Warp Speed, me gjashtë vaksina në zhvillim”, pohoi sekretari amerikan.