Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se qëndrimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse është që procesi arsimor të zhvillohet online, duke përjashtuar këtu nxënësit e klasave të para të cilët duhet të kthehen në shkollë.
Thotë se rreziku më i madh është në transportin e nxënësve, në komunikimin e nxënësve dhe kjo do të jetë e rrezikshme sipas tij që nxënësit të kthehen në shkollë, kur nuk dihet se çfarë do të ndodh në vjeshtë.
“Qëndrimi i Komisionit është se mësimi duhet të realizohet online, përveç se në klasat e para ku duhet prani fizike e fëmijëve. Nga kjo situatë frikësohemi nga transporti i nxënësve, komunikimi i nxënësve, në pushimet, gjatë hyrjeve në shkolla, në korridoret e shkollave. Në këtë situatë, kur në vjeshtë nuk e dimë se me çfarë do të përballemi, çfarë mund të na presë, jo vetëm ne, por asnjë shtet në Evropë do të jetë shumë rrezik fëmijët të lejojmë të kthehen pa ndonjë kufizim në ambient të mbyllur”, tha Filipçe për Kanal 5.
Këtë qëndrim Filipçe e ka prezantuar në Qeveri nga ku pret që vendimi përfundimtar të sillet ditëve në vijim.