Lideri i Partisë fituese të zgjedhjeve të 15 Korrikut Ali Ahmeti i ka ftuar gjithë liderët tjerë të partive shqiptare në një takim që do të mbahet më 13 gusht informon TetovaSot.
Në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali
Ahmeti, pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik 2020,
kemi nderin t’ju ftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive
parlamentare shqiptare thuhet në ftesën e BDI-së drejtuar liderëve shqiptarë të partive tjera .
Takimi është ftuar të ndodhë në përvjetorin e Marrëveshjes së
Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel
Park në Shkup.
Më poshtë mund të lexoni ftesën e BDI-së drejtuar partive shqiptare për një takim midis tyre:
Përshëndetje të nderuar drejtues të partive parlamentare shqiptare,
Z. Afrim Gashi – Alternativa
Z. Bilall Kasami – Besa
Z. Ziadin Sela – Aleanca për shqiptarët
Z. Menduh Thaci – Partia Demokratike Shqiptare
Urojmë që kjo porosi t’ju gjejë shëndosh e mirë.
Në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali
Ahmeti, pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik 2020,
kemi nderin t’ju ftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive
parlamentare shqiptare.
Takimin ju ftojmë që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së
Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel
Park në Shkup.
Ju lutem që të na njoftoni për gatishmërinë tuaj për këtë takim të
rëndësishëm të përbashkët. Njoftimin fillestar për takim e kemi dërguar
të premtën, më 7 gusht 2020.