I vetmi model suksesi në botë: Zelanda e Re feston 100 ditë pa koronavirus, ja se kujt ia atribuon

Sot shënohet dita e 100-të në Zelandën e Re që nga shtypja e përhapjes së koronavirusit, duke e bërë këtë vend një shembull të ndritshëm në një botë të rrënuar nga një sëmundje e mbrapshtë.

Në këtë vend ishull me pesë milion banorë, jeta është rikthyer në normale – ndeshjet zhvillohen në stadiume të mbushura me njerëz, njerëzit ulen në lokale dhe restorante pa shqetësime se do të infektohen.

Sidoqoftë, sipas AP, jo pak zëra paralajmërojnë se vendi mund të jetë i papërgatitur për t’u përballur me ndonjë krizë të ardhshme epidemike në lidhje me koronën.

Pasi 100 persona me koronavirus u diagnostikuan në gjysmën e dytë të marsit, u vendosën masa kufizuese të rrepta dhe të rënda, falë të cilave Zelanda e Re arriti të parandalojë përhapjen e infeksionit, raportojnë mediat.

Në tre muajt e fundit, raste të reja të virusit koronar janë regjistruar vetëm në disa pasagjerë të kthyer, të cilët janë akoma në karantinë në kufi.

“Falë ekspertizës mjekësore dhe udhëheqjes së mirë politike, ne kemi qenë në gjendje t’i rezistojmë një sëmundjeje të mbrapshtë. Shikoni, kudo që në botë të keni një luftë të suksesshme kundër epidemisë, kjo është falë këtij kombinimi – ekspertizës mjekësore dhe udhëheqjes së mirë politike”, tha profesori Michael Becker.

Ai theksoi se shumë vende e menaxhuan krizën pandemike shumë keq, se ata tani e kuptojnë këtë dhe po kërkojnë zgjidhje të reja, duke iu referuar Zelandës së Re.

Edhe ekonomia e Zelandës së Re e përballoi më më mirë krizën sesa u parashikua: papunësia nuk tejkalon katër përqind, megjithëse analistët thonë se shifra nuk është e lidhur me pandeminë, dhe vendimet dhe udhëheqja e kryeministres Jacinda Ardern vlerësohen dhe përmenden si një shembull shumë i suksesshëm.

Deri më tani, rreth 1.500 raste dhe vetëm 22 vdekje janë konfirmuar në Zelandën e Re, dhe kërkimet tregojnë se mbështetja për Partinë e Punëtorëve të Ardernit është në rritje përpara zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit.