Personat e infektuar me koronavirus kanë një sasi të ngjashme të patogjenit në hundë, fyt dhe mushkëri, pavarësisht nëse kanë simptoma apo jo, njoftuan shkencëtarët e Koresë së Jugut.
Studimi, i botuar në revistën shkencore JAMA Interior Medicine, është provë e rëndësishme që pacientët asimptomatikë gjithashtu mund të transmetojnë potencialisht COVID-19.
Shkencëtarët nga Shkolla Mjekësore Soonchunhyang të udhëhequr nga prof. Seungjae Leeem, analizuan mostra nga 303 njerëz nga Cheonan nga 6 deri në 26 mars, pasi pati një shpërthim virusal në një kishë në një qytet tjetër.
Grupi përbëhej nga individë të moshës 22 deri në 36 vjeç dhe dy të tretat gra. 193 prej tyre ishin simptomatikë dhe 110 asimptomatikë.
Në mesin e atyre që ishin fillimisht asimptomatikë, 89 kurrë nuk shfaqën ndonjë simptomë, ose gjithsej 30 përqind.
Ky konstatim tregon se sa njerëz të infektuar janë me të vërtetë asimptomatikë, në vend të “presimptomatik” (të cilët thjesht supozohet se nuk kanë simptoma), gjë që është thjesht konfuze.
Të gjitha mostrat janë marrë në intervale të rregullta pas ditës së tetë të izolimit dhe kishin vlera të krahasueshme të materialit gjenetik të koronavirusit në rrugët e poshtme dhe të sipërme të frymëmarrjes.
Koha mesatare në të cilën pacientët u bënë negativë ishte më e shkurtër për ata që ishin asimptomatikë në krahasim me simptomatikët: 17 ditë përkundrejt 19.5 ditëve.
Autorët thonë se zbulimi i tyre “tregon kushtëzimin biologjik” të transmetimit të sëmundjes asimptomatike.
Por ata paralajmërojnë se studimi merrej vetëm me sasinë e materialit viral të pranishëm dhe nuk u përpoq të monitorojë pacientët për të përcaktuar se si kjo reflektohet në përhapjen e virusit.