
Presidenti brazilian Zhair Bolsonar ka dhënë dekret i cili parashikon të ndahen 356 milionë dollarë për blerjen dhe prodhim e vaksinën potenciale kundër koronavirusit , që e zhvillon kompania “AstraZeneka” dhe hulumtues nga universiteti i Oksfordit.
Ushtruesi i detyrës ministër i Shëndetësisë i Brazilit, gjenerali Eduardo Pauselo tha se vaksina mund të jetë e qasshme për brazilianët deri në dhjetor të këtij vitit apo janar të vitit 2021.
“Vaksina është zgjidhje t’i jepet fund pandemisë”, tha Pauselo.
Kompania “AsteraZeneka” konsiderohet e favorizuar në garën globale të gjendet vaksinë efikase kundër koronavirusit.
Pauselo tha se Brazili fillimisht do të marrë 100 milionë doza, që do të mundësojë vaksinimin e gjysmës së popullsisë së vendit, ndërsa pastaj do të fillojë me prodhimin e vaksinës në nivel lokal.