Të rinjtë duhet të kufizojnë shkuarjen në tubime sociale (party, klube nate e të ngjashme)për të ndihmuar në luftimin e shpërthimeve të reja të COVID-19, thanë të mërkurën zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Të lodhur nga kufizimi i lëvizjes dhe të etur për të shijuar verën, të rinjtë në hemisferën veriore kanë kontribuar në ringjalljen epidemike në disa vende, duke mbledhur në aktivitetet argëtuese.
Në Gjenevë, aty ku ndodhet dhe selia e OBSH, klubet e natës u mbyllën avën e kaluar, pasi u konstatua se rreth gjysma e rasteve të infektimit buronin prej aty.
“Të rinjtë gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi dhe të pyesin veten nëse ata me të vërtetë e kanë të nevojkshme të shkojnë në ndonjë party,” tha shefi i Menaxhimit të Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan, babai i tre fëmijëve.
Të dhënat e OBSH tregojnë se ka më pak mundësi që të rinjtë të zhvillojnë sëmundje të rënda të frymëmarrjes sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve midis moshës 15 dhe 24 vjeç është trefishuar në pesë muaj.
Ryan gjithashtu tha se të rinjtë nuk kanë dëshirë të japin informacione për miqtë me të cilët kanë qëndruar jashtë. “Eshtë nevojshme për të ndaluar virusin,” tha ai.
Epidemiologia e OBSH, Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm sepse edhe një formë e butë e sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata.