Në Pentagon nuk ka prova për sulm në Bejrut, siç pretendon Trampi

Pentagoni nuk ka asnjë provë që shpërthimi në kryeqytetin libanez ishte sulm, siç u komentua paraprakisht nga presidenti Donald Tramp, njoftoi Si-En-En, duke cituar tre burime anonime në Pentagon.

Paraprakisht, në brifing në Shtëpinë e Bardhë, Tramp u përgjigj se ai beson se bëhet fjalë për sulm në Bejrut, e jo për incident.

Në të njëjtën kohë, burime të Si-En-En në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së njoftojnë se “ata nuk e dinë se për çfarë po flet presidenti”.

Një burim i Pentagonit tha se nëse ushtria ka prova për një sulm të tillë, autoritetet amerikane menjëherë do të vendosin masa shtesë për t’i mbrojtur forcat dhe pronat amerikane në atë rajon.

Burimi i Pentagonit shtoi se nuk kanë marrë urdhra të tilla.