Franca nga 15 gushti lejon tubime me më shumë se 5.000 persona, por me kushte të veçanta

Tubimet kulturore (spektakle, shfaqje, koncerte, etj.) ku ka më shumë se 5.000 persona do të miratohen përsëri nga 15 gushti nga prefekturat nëse respektohen disa “kushte shëndetësore”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës së Francës, njofton korrespondenti i MIA-s në Paris.

Që të mund të mbahen këto tubime, nevojitet distancë mes ulëseve të dy personave ose grupeve njerëzish, si dhe mbajtje të maskës, rikujton Ministria pas publikimit të dekretit në fund të korrikut, duke paralajmëruar miratim të të gjitha tubimeve.

Nga 1 shtatori i këtij viti mund të mbahen spektakle, festivale, koncerte si dhe panaire dhe ekspozita pa kufizim të numrit të pjesëmarrësve dhe pa ndonjë miratim të komunave.

Informacione të reja për masat shëndetësore do të jenë të kapshme rreth 24 gushtit, thonë nga ministria, ndërsa ky pëlqim vjen pasi përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore paralajmërojnë në rrezikun e valës së dytë dhe respektimin e masave në distancë si dhe vendosjen e obligimit të mbajtjes së domosdoshme të maskës edhe në vende të hapura publike.