
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit në Facebook ka shkruar në lidhje me seancën konstitutive të Kuvendit që po mbahet sot pas zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.
“Parlamenti ynë sot mban seancën e parë, konstitutive me pjesëmarrjen e deputetëve që shprehin vullnetin e qytetarëve që votuan në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, ka shkruar Zaev.
Ai theksoi se deputetët në seancën obligohen për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm.
“Sot obligohemi për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm, shtëpi e vërtetë e demokracisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Zaev.