OBSH: Në këtë moment nuk ka vaksinë shpëtimi kundër virusit korona

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se ndoshta asnjëherë nuk do të ketë ilaç të sigurt kundër virusit korona, edhe pse të gjithë po shpresojnë për vaksinën shpëtuese kundër virusit me të cilin u infektuan dhjetëra milionë njerëz.

“Në këtë moment nuk kemi zgjidhje përfundimtare për virusin dhe ndoshta asnjëherë nuk do të ketë, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së”, Tedros Adanom Gebrejesus.

Tedros dhe drejtori i OBSH-së për programe urgjente Majk Rajan iu bëjnë thirrje të gjitha kombeve që rreptësisht t’i realizojnë masat shëndetësore siç është bartja e maskës, distanca fizike, pastrimi i duarve dhe testimi.

“Porosia deri te njerëzit dhe qeveritë është e qartë: Bëni gjithçka”, tha Tedros në brifingun në Gjenevë.

Ai tha se maskat duhet të bëhen simbol i solidaritetit në gjithë botën.

Rajan tha se vendet me shkallë të lartë të transmisionit, në mesin e të cilave janë edhe Brazili dhe India, duhet të udhëheqin betejë të madhe.

“Dalja është përkushtim afatgjat dhe i vazhdueshëm”, theksoi ai.

Përfaqësuesit e OBSH-së deklaruan se ekipi i hulumtimit i OBSH-së, i cili ishte dërguar në Kinë prej ku vjen virusi, ende nuk është kthyer.

Tedros gjithashtu iu bëri thirrje nënave që të vazhdojnë t’i ushqejnë fëmijët me gji edhe nëse kanë Kovid-19, sepse përfitimet dukshëm e tejkalojnë rrezikun nga infeksioni.